Sport 1 Korrik 2022, 19:49

“Marr shpesh kërcënime me vdekje!” Deklarata shokuese e pilotit britanik të F1

Shkruar nga Pamfleti
“Marr shpesh kërcënime me vdekje!” Deklarata shokuese e

“Marr shpesh kërcënime me vdekje!” Deklarata shokuese e pilotit britanik të F1

Në prag të garës së shtëpisë, që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Silverstonit, në kuadër të Grand Prix të Anglisë në Formula 1, piloti i ri britanik i MekLarenit, Lando Norris, ka befasuar me deklaratën e tij.

Ai ka pohuar se është viktimë e kërcënimeve dhe abuzimeve përmes rrjeteve sociale. Në një intervistë për “Indipendent”, piloti 22-vjeçar është shprehur: “Herë pas here marr mesazhe kërcënuese me vdekje. Mendoj se mesazhe të tilla në rrjetet sociale marrin shumë prej nesh dhe nuk bëhet asgjë për t’i parandaluar ato.

Në vitin 2019, kur hyra në Formula 1, ato mesazhe ishin paksa problematike për mua, por tani qesh. Nuk qesh nga një kërcënim me vdekje, por nga komentet që njerëzit shpikin dhe gjërat që bëjnë për të tërhequr vëmendjen.

Unë dua të udhëtoj në botë, të garoj dhe të takoj njerëz të rinj, duke provuar përvoja të reja. Ndërsa ka të tjerë që e kalojnë jetën pas një kompjuteri, duke shkatërruar, bezdisur apo keqtrajtuar të tjerët me mesazhe të tilla”, ka deklaruar Norris.

Sport Lando Norris piloti britanik i Meklarenit