Aktualitet17 Shkurt 2022, 10:44

Marrëveshja e Ekstradimit me Spanjën, Manja: Krimi s’mund të gjejë strehë askund

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja e Ekstradimit me Spanjën, Manja: Krimi s’mund

Marrëveshja e Ekstradimit me Spanjën, Manja: Krimi s’mund të gjejë strehë askund

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Kuvendi ka folur për marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës.

Manja tha se marrëveshja është një sinjal i qartë për botën e krimit teksa theksoi se personat që kryejnë krime nuk do të mund t’i fshihen drejtësisë as në Spanjë dhe as në Shqipëri.

Çdo shqiptar që kryen një krim në Spanjë s’mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas. Në Spanjë jetojnë me mijëra shqiptarë, mes tyre ka dhe nga ata që kanë probleme me ligjin. 92 letër porosi hyrëse dhe dalëse me Spanjës, si dhe 25 kërkesa për ekstradim nga Spanja drejtuar Shqipërisë si dhe 3 kërkesa për ekstradim nga autoritetet shqiptare drejtuar Spanjës. Marrëveshja nuk parashikon kosto buxhetore shtesë”, tha Manja.

Aktualitet ekstradim krim Spanjë Ulsi Manja