Aktualitet29 Dhjetor 2022, 22:27

Marrëveshja me Londrën, 50 të burgosurit e parë do ekstradohen në Shqipëri gjatë janarit

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja me Londrën, 50 të burgosurit e parë do

Të burgosurit shqiptarë në Britani do të transferohen në atdhe për të vuajtur dënimin e tyre.

Sipas mediave britanike, 50 të burgosur, nga 1,336 në total, tashmë kanë dalë vullnetarë për t’u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re mes 2 vendeve.

10 të burgosurit e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të muajit janar. Lajmi është bërë me dije na tabloidi britanik ‘DailyMail’, i cili citon një burim nga ministria e Drejtësisë.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Sipas medias britanike,  shqiptarët përfaqësojnë rreth 10% të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Ky grup ka rënë dakord për t’u kthyer në atdhe për të vijuar dënimin e mbetur. Por sipas marrëveshjes edhe emrat e tjerë do deportohen ndonëse nuk kanë shfaqur vullnet të lirë.

Aktualitet esjtradim Te burgosur