Bota25 Shtator 2022, 07:26

Marrëveshja me Rusinë, zyrtarja e BE-së mesazh Serbisë: Ky është një skandal, integrimi nuk kalon nga Moska

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja me Rusinë, zyrtarja e BE-së mesazh Serbisë: Ky

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e quajti një skandal vendimin e  Serbisë për të koordinuar politikat e jashtme me ato të Rusisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Von Cramon deklaroi se ky vendim mundet t’i ndalojë negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE, duke dërguar një mesazh të qartë në Beograd se integrimi në Union nuk kalon nga Moska

Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës,”-shkruan ajo.

Nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç dhe ai i Rusisë, Sergey Lavror nënshkruan një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme. Edhe pse aktualisht Rusia është në qendër të sanksioneve nga Perëndimi për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë.

Bota Marrëveshja Rusi Serbi