Politike29 Tetor 2022, 18:27

Marrëveshja PD-PL, Paloka në delir: Sa herë Meta e Berisha bashkëpunojnë, sjellin fitore

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja PD-PL, Paloka në delir: Sa herë Meta e Berisha

Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka folur për marrëveshjen mes Parisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për të cilën tha se çdo herë që Meta dhe Berisha kanë bashkëpunuar, e kanë dërguar koalicionin në fitore.

Paloka, gjatë një interviste televizive u shpreh se marrëveshja ka për qëllim përmbysjen e regjimit Rama-Veliaj të cilët kanë në dorë çdo pushtet. Ndërsa sa i takon pjesës së deputetëve brenda PD-së që ishin kundër bashkimit me Metën, Paloka i quajti absurditet, pasi ata që janë kundër marrëveshjes sipas tij nuk duan fitoren e kësaj partie.

Kemi qenë në aleancë me LSI edhe në zgjedhjet e fundit por marrëveshje të nënshkruar dhe bashkëpunimi Meta-Berisha, sa herë kanë bashkëpunuar e kanë çuar koalicionin në fitore. Ky është qëllimi i marrëveshjes. Pjesa më e madhe e shohin si rrezik këtë marrëveshje e ka pakënaqësi edhe brenda pjesës tjetër të deputetëve të PD. Duket absurde që deputetë të PD nuk duan fitoren e PD.

Ka një qëllim kryesor marrëveshja, përmbysja e një regjimi që tashmë sundon mbi gjithçka Rama e Veliaj në anën tjetër si figurë politike e renditur e dyta në PS, kanë praktikisht në dorë të gjithë pushtetet. reagimi popullor ndaj tyre, janë figurat më negative e të pa pëlqyera në opinionin publik. Në pamje të parë duket se përballja do të jetë e lehtë sepse janë figura që urrehen, por nuk është e lehtë sa duket. Është i nevojshëm bashkëpunimi me partitë dhe individët opozitarë”, tha Paloka për emisionin “Kjo javë” në “News24”.

Politike #PD-PL Marrëveshja paloka