Bota18 Korrik 2022, 17:01

Marrëveshja për grurin ukrainas, Putin dhe Erdogan pritet të takohen në Teheran

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja për grurin ukrainas, Putin dhe Erdogan pritet të

Kremlini zyrtar ka njoftuar se Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të diskutojnë mënyrën e eksportit të grurit ukrainas. Takimi pritet të mbahet në Teheran ditën e martë.

Çështja e dërgesës së grurit ukrainas do të diskutohet me Erdoganin. Ne jemi gati të vazhdojmë punën në këtë rrugë”, tha Yuriy Ushakov, një këshilltar për politikën e jashtme të Putinit.

Deklarata e Ushakov erdhi pas njoftimit se përfaqësues të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara do të nënshkruajnë marrëveshjen e plotë, e cila synon rifillimin e transportit të drithit nga Ukraina përmes Detit të Zi.

Portet e Detit të Zi të Ukrainës,të cilat deri më tani, kanë qenë kanali kryesor për eksportet e saj bujqësore, janë bllokuar që kur Rusia filloi atë që ajo e quan “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në fund të shkurtit.

Turqia thotë se takimi mbi eksportet e drithit në Ukrainë pritet këtë javë. Zyrtarët nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara me shumë gjasa do të takohen këtë javë për të diskutuar rifillimin e eksporteve të grurit të Ukrainës në Detin e Zi, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Turqisë.

Hulusi Akar tha të hënën se kishte një marrëveshje mbi një plan dhe parime të përgjithshme në lidhje me korridorin e eksportit dhe shtoi se një takim midis të gjitha palëve për të diskutuar detajet e propozimit ishte i mundshëm këtë javë.

Ai tha se çështjet teknike si formimi i një qendre monitorimi në Stamboll, identifikimi i rrugëve të sigurta dhe pikat e kontrollit në daljet dhe hyrjet e portit ishin në rendin e ditës.

Javën e kaluar, Akar tha se Rusia, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja do të nënshkruajnë një marrëveshje këtë javë për korridorin e eksportit të grurit, por shefi i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se kishte ende “një rrugë të gjatë për të bërë” përpara se të kishte bisedime paqeje për t’i dhënë fund lufte.

Bota #marreveshja e grurit Erdogan Putin Rusia Teheran