Politike12 Gusht 2018, 21:42

Marrëveshja Rama-Basha vazhdon, kryeministri i ‘dhuron’ 20 miliardë lekë me një dorë Lulit, mes tyre ka pakte të tjera

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja Rama-Basha vazhdon, kryeministri i ‘dhuron’ 20

Marrëveshja Rama-Basha vazhdon, kryeministri i ‘dhuron’ 20 miliardë lekë me një dorë Lulit, mes tyre ka pakte të tjera

Shqiptarë zgjohuni! Pas pazarit për grabitjen e tokës tek teatri dhe ndërtimit të 6 kullave, Rama dhe Basha grabisin 20 miliardë lekë në buxhet për pallatin e shembur në Vlorë, pallati u ndërtua në det me lejen e Shpëtim Gjikës, Rama e shembi dhe tani po marrin paratë sëbashku në buxhetin e shtetit si dëmshpërblim. Prokuroria nuk vepron. Tani ka nisur pazari për ndërtimin e tre tre inceneratorëve të plehrave

Si mos të mjaftonte grabitja e tokës tek Teatrit Kombëtar dhe pazari për të ndërtuar gjashtë kulla mbi të, si mos të fajtonte pazari me ligjin e arsimit të lartë, pazari i 18 majit 2017 ku ndanë pushtetin dhe tenderat për disa muaj, Edi Rama dhe Lulzim Basha po grabisin edhe buxhetin e shtetit. Këto ditë të nxehta gushti, kur njerëzit janë derdhur plazheve, Edi Rama po i jep Lulzim Bashës me një dorë mbi 20 miliardë lekë nga buxheti i shtetit shqiptar. Mbi 20 miliardë lekë po kalojnë në llogaritë e vjehrrit të Lulzim Bashës, për pallatin që i shembi Rama në Vlorë, me lejen e Bashës, për të justifikuar më pas grabitjen e parave.

 

Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk e kanë organizuar vetëm këtë grabitje mafioze dhe antishqiptare. Fillimisht, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe banda e tij, dhanë lejen dhe lejuan që vjehrri i Bashës të ndërtonte pallatin në det. Që këtu, pallati duhet të ishte shembur dhe ata që dhanë lejen duhet të futeshin në burg. Edhe pse i paligjshëm, vjehrri i Bashës e bëri pallatin me letra. Prokuroria, policia dhe INUK-u, të kontrolluara nga Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk kanë vepruar. Kështu funksion shteti mafioz nën drejtimin e kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës.

 

Më pas, Edi Rama dhe Lulzim Basha panë se mund të merrnin një dorë të mirë parash në buxhet duke shembur pallatin. Edi Rama hodhi në erë pallatin, ndërsa Lulzim Basha bëri sikur u zemërua. Avokatja e sotme e Popullit, Erinda Balanca, mbrojti vjehrrin e Bashës në Gjykatën Evropiane. Edi Rama çoi Avokaten e Shtetit, Alma Hickla, e cila siç dihet ishte pjesë e lojës dhe e interesave të Edi Ramës, pra kundër shqiptarëve dhe interesit publik. Gjykata Evropiane vendosi që shteti të dëmshpërblejë vjehrrin e Bashës me rreth 17 milionë euro. Rreth 8 milionë euro do t’i marrë vetëm për stresin që i ka shkarkuar shembja e pallatit.

 

Dy ditë më parë, degët e qeverisë kanë botuar me shpejtësi në Fletoren Zyrtare vendimin e Gjykatës Evropiane për çështjen e pallati. Brenda disa ditëve paratë duhet të kalojnë në llogarinë e vjehrrit të Bashës, përndryshe nisin interesat dhe kostoja rritet. Të gjitha këto para do të marren nga buxheti i shtetit, pra nga taksat që paguajnë të gjithë shqiptarët. Paratë do të ndahen më pas sipas rolit të njerëzve në këtë pazar mafioz. Për të gjithë këtë operacion kriminal askush ende nuk është hetuar apo arrestuar. Askush nuk po mban përgjegjësi.

 

Ky është vetëm pazari i rrallës mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kjo dyshe është në bisedime për të ngritur sëbashku edhe fabrikat e vdekjes, për djegien e palyerave, fillimisht në Fier dhe më pas në qytetet e tjera kryesore. Pas njërën nga kompanitë fshihet Ridvan Bode dhe figura të tjera të PD, të denoncuara nga deputeti i PD, Myslym Murrizi, në sytë të bashës, në një nga mbledhjet e grupit të PD. Fillimisht, Basha denoncoi ndërtimin e tre inceneratorëve, përkatësisht në Elbasan, Fier e Tiranë. Por, sapo u bë pjesë e pazarit, nuk foli më për këtë çështje. Fabrikat do të ndërtohen pa bërë zhurmë, shqiptarët do të helmohen, ndërsa fitimi do të ndahet nga kokat e krimit të politikës shqiptare./Pamfleti/

Politike kryeministri i ‘dhuron’ 20 miliardë lekë me një dorë Lulit Marrëveshja Rama-Basha vazhdon mes tyre ka pakte të tjera