Bota19 Korrik 2022, 10:53

· Ballkani

Shkruar nga Pamfleti
· Ballkani

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe presidenti e lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq u takuan të dielën në mbrëmje për t’u konsultuar lidhur me Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Siç raporton gazeta malazeze, “Vijesti”, ata do të vazhdojnë konsultën me njëri-tjetrin edhe në një takim që do të zhvillohet sot.

Disa nga adresat që priten të konsultohen, e që u përmendën në takim, janë Fakulteti Juridik dhe Shoqata e Juristëve të Malit të Zi.

Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por e sheh atë si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit me serbët.

Kreu i qeverisë malazeze nënkuptoi edhe zgjedhje të parakohshme, nëse qeveria e tij do të përballej me një mocion mosbesimi nga partia e Milo Gjukanoviqit.

 

Ballkani