alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

‘Marrinat’ e Arvizu e thellojnë më shumë dramën e Sali Berishës dhe Ilir Metës

19/11/2022, 14:05
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
‘Marrinat’ e Arvizu e thellojnë më shumë dramën e Sali Berishës dhe Ilir Metës

‘Marrinat’ e Arvizu e thellojnë më shumë dramën e Sali Berishës dhe Ilir Metës

Çfarë do të thotë e gjitha kjo? Do të thotë qartë e shkoqur, se qëndrimi i ashpër ndaj Sali Berishës nuk ka lidhje me ambassador apo diplomat, por është thjesht qëndrim zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aleksandër Arvizu, ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, në një intervistë televizive me skype nga SHBA, ka shkaktuar polemika të forta. Kjo pasi, Arvizu ka tentuar të relativizojë vendimin e rëndë të SHBA për të ndëshkuar Sali Berishën me ‘Non Grata’.


-Lexo edhe:

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

“Kur ke dashuruar për herë të fundit?”, Ben Blushi rrëfen bisedën me Ismail Kadarenë

Arvizu ka thënë tekstualisht se nuk përfaqësonte më qeverinë, se nuk ka informacion që Berisha është shpallur ‘non grata’, por mendon se edhe opozita duhet respektuar.

Më shumë se një vit më parë, ekzaktësisht përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Arvizu lëshoi një tjetër mesazh publik në Tiranë, ku shprehu simpati për LSI-në e Ilir Metës. Ndërkohë që ky i fundit ishte President dhe në pije e sipër u përplas në publik me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Tani, ky mesazh i Arvizu, sikur i ka ngjallur pak a shumë nervat e mbështetësve mediatikë të doktorit dhe kreut të Partisë së Lirisë.

“E sheh, ka edhe amerikanë që nuk mendojnë si Yuri Kim”. Ndaj dhe pjesë të oborrit mediatik të Sali Berishës kanë nisur një aksion publik për shpërndarjen e mesazheve të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë.

Por në të vërtetë, ky ekzaltim vetëm se e zhyt edhe më poshtë Sali Berishën por edhe Ilir Metën që me dekoratën  dhënë Arvizu-së ka krijuar një miqësi me të.

E para, deklarata e Alenxandër Arvizu nuk ishte e prerë, por lakonike. E vetjmja frazë e qartë ishte: “Nuk përfaqësoj askënd, por veten time”. E kjo është e rëndësishme, pasi si ambassador i SHBA-së në Tiranë, apo edhe si drejtues i DASH-it që vizitoi Shqipërinë në vitin 2017, kishte tjetër qëndrim ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Si ambasador, dihet që u përplas egër me PD-në për çështjen e armëve kimike, por edhe më tej, ndërkohë që si zyrtar i DASH foli shumë ashpër në kohën e çadrës. Pasi la rolin e tij në Dpartament, zoti Arvizu doli në pension, dhe është tërhequr nga cdo funksion. Pas një heshtje të gjatë, darkoi në fillim publikisht me dy gazetarë; njëri pranë Metës, Artur Zheji, e tjetri zëdhënësi i Berishës, Alfred Lela. Më pas mbrojti LSI-në, e tani bëri deklaratën tjetër.

Çfarë do të thotë e gjitha kjo?

Do të thotë qartë e shkoqur, se qëndrimi i ashpër ndaj Sali Berishës nuk ka lidhje me ambassador apo diplomat, por është thjesht qëndrim zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndoshta pas një farë kohe, edhe Donald Lu, apo edhe Yuri Kim kur të dalin në pension mund të ndryshojnë qëndrim. Por mbetet qëndrim personal e që nuk ka asnjë lidhje me pozicionin zyrtar.

Para disa vitesh, edhe Arvizu është sharë e sulmuar ashpër nga njerëzit e Berishës, madje dy ditë pas zgjedhjeve të vitit 2013, e larguan me titrat e televizionit të Irfanit. Por nga inati DASH e shtyu Arvizun në Tiranë edhe më shumë se një vit, si për të treguar se si i merr vendimet Uashingtoni.

E sot, harrojnë ç’kanë thënë; e nga sojsëz, apo “kinez” e i blerë nga Sorosi, na del burri i mirë Sandri. Nuk është çudi që të njëjtën gjë të thonë edhe për dy ambasadorët, për të cilët çfarë s’kanë nxjerrë nga goja…/Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Qeveria: Nesër mund të ketë takim Kurti-Vuçiç

Qeveria: Nesër mund të ketë takim Kurti-Vuçiç

Tentuan të trafikonin drogë në drejtim të Malit të Zi, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Lajmi i Dites

Trafikanti Gentian Filaj, ortak me oligarkun rus, me Fatmir Mediun e serben Marijana Gvozdenoviç

28/01/2023, 10:53

Lajmet e fundit

Datëlindja e Kadaresë, Ngjela: I dha vlera e krenari Shqipërisë

28/01/2023, 18:00
Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

28/01/2023, 17:54

Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada, Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme

28/01/2023, 17:42
Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

28/01/2023, 17:32

Seks në makinat e FBI dhe dhurata të shtrenjta/ Kush është Allison Guerriero, gruaja që fundosi McGonigal dhe historia e tyre e dashurisë

28/01/2023, 17:26

Për “alibashët” që ende e trajtojnë Berishën si antikuar me vlerë!

28/01/2023, 17:13

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In