
Pas Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, një tjetër çift i njohur është kurorëzur4 në martesë.
Bëhet fjalë për Arbër Hajdarin e “Fundjavës ndryshe”, i cili sot lidh jetën me Vlera Devollin.
Dasma e tyre do të mbahet në kryeqytet, ndërkohë që në rrjetet sociale ata kanë ndarë dhe fotot e para.
“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur”, shkruan Arbër Hajdari.