Showbiz 9 Maj 2019, 14:14

Martohet këtë verë aktori i njohur Gaz Paja, publikohen detajet

Shkruar nga Pamfleti

Martohet këtë verë aktori i njohur Gaz Paja, publikohen detajet

Gaz Paja është një nga aktorët më të njohur shqiptar që shpesh ka spikatur me batutat e tij në skenë. Sezoni veror njihet si periudha më e favorshme për dasma, dhe ato që tërheqin vemendje janë padiskutim dasmat e personazheve publik.

Gaz Paja, aktori i njohur i Portokalli-së do t’i japë fund beqarisë këtë verë teksa po bëhet gati për një dasmë të madhe.

Organizimi i është besuar Alketa Vejsiut e cila prej disa kohësh po merret me të gjitha detajet e dasmës për të qenë e kuruar deri në detaje.

Gaz Paja dhe e dashura e tij Ira kanë disa vite së bashku. Ata nuk kanë preferuar ta bëjnë shumë mediatike historinë e tyre megjithatë paparacët kanë mundur t’i fotografojnë në vendet që kanë frekuentuar bashkë.

 

codramol
smile

Showbiz gaz paja këtë verë Martohet