Kronike18 Qershor 2019, 09:05

Masakra e Matit, burg përjetë për Kujtim Koxhën

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Matit, burg përjetë për Kujtim Koxhën

Nën masa të forta sigurie është zhvilluar gjyqi ndaj Kujtim Koxhës, i akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e dy punonjësve të Bashkisë Mat, si dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Bucin.

Dy mjete të blinduara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe efektivë të Komisariatit të Matit kishin rrethuar godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. Por as familjarë të Kujtim Koxhës dhe as të tre viktimave nuk e kanë ndjekur seancën e fundit gjyqësore ndaj tij.

Të parët, prej muajsh e kanë braktisur Koxhën, ndërsa familjarët e viktimave kanë zgjedhur heshtjen pas masakrës së ndodhur në qendër të fshatit Shëlli. Organi i Akuzës argumentoi para trupit gjykues së shtetasi Kujtim Koxha, 55 vjeç, lindur e banues në fshatin Shëlli të Njësisë Administrative Macukull, ka qëlluar me breshëri plumbash mbi punonjësit e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale të Bashkisë Mat, duke shkaktuar tre viktima: Mentor Hoxha, 35 vjeç, banues në fshatin Lis; Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Zenisht; si dhe Hamit Buci, 38 vjeç, banor i fshatit Shëlli.

Prokuroria e Matit ka faktuar me prova e fakte se autori i ngjarjes është shtetasi Kujtim Koxha. Në cilësinë e provës materiale u paraqit arma e krimit, një automatik model 56, rroba të të vrarëve, gëzhojat e armës etj.. “Afro 10 punonjës të Bashkisë Mat, së bashku me kryetarin e fshatit, F.Karrosi, kanë debatuar me shtetasin Kujtim Koxha pak minuta para ngjarjes.

Kronike