Bota 4 Prill 2022, 16:36

Masakra në Bucha, Gjermania: Nuk do të vendosim embargo të menjëhershme të gazit rus

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Bucha, Gjermania: Nuk do të vendosim embargo të

Masakra në Bucha, Gjermania: Nuk do të vendosim embargo të menjëhershme të gazit rus

Berlini nuk do të vendosë embargo të menjëhershme ndaj energjisë ruse, pavarësisht mizorive në Ukrainë, thotë ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck.

“Ne po punojmë drejt një embargoje, me masa që çdo ditë po e dëmtojnë Putinin. Jemi në një kurs të mirë dhe këtë javë do të bëjmë më shumë progres në atë kurs”– thotë Habeck, duke vënë në dukje se ekonomia më e madhe e BE-së po punon drejt ndërprerjes së energjisë ruse.

“Ne po punojmë për pavarësinë nga gazi, qymyri dhe nafta ruse”, shtoi politikani gjerman.

Habeck thotë se para pushtimit rus të Ukrainës, 35% e naftës gjermane vinte nga Rusia, shifra këto të cilat tashmë janë më shumë se 25%. Ndërkaq, referuar gazit ai theksoi se “pas pushtimit varësia gjermane nga gazi rus ka shkuar nga 55% në 40%”.

Për shkak të vrasjeve civile në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë, Perëndimi ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë gjatë jave.

Bota #lufta në Ukrainë BE Gjermania Masakra në Bucha Rusi