Bota13 Gusht 2022, 11:23

Masakra në Mal të Zi, kush është heroi që ekzekutoi monstrën e Cetinjes (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Mal të Zi, kush është heroi që ekzekutoi

Masakra në Mal të Zi, kush është heroi që ekzekutoi monstrën e Cetinjes (Foto)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Nenad Neno Kaluđerović, qytetari hero në Mal të Zi i cili eliminoi ‘demonin kaotik’ Vuk Boriloviç, ndërsa ky i fundit po i bënte rezistencë policisë pasi ekzekutoi 9 persona dhe plagosi 6 të tjerë, 2 prej të cilëve të mitur që humbën jetën në spital.

Konflikti, i cili nisi për qiranë e banesës, eskaloi pasi 34-vjeçari doli me armë gjahu në dorë, duke ekzekutuar njëri pas tjetrit këdo prej fqinjëve që i dilnin para. 11 të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i masakrës, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ka bërë bujë në rrjet, ndërsa përdorues të shumtë të mediave sociale kanë shpërndarë një foto ku pretendojnë se Nenad Neno Kaludervoic është personi i cili ‘pastroi rrugët nga demoni Boriloviç’. Nuk dihet nëse Kaludervoiç është arrestuar nga autoritetet apo thjesht u shoqërua për të dhënë dëshminë, por ai ka qenë një ndër fqinjët që eliminoi autorin e masakrës kur pa se situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe ky i fundit po qëllonte çfarë t’i dilte përpara.

Në zhurmën e rrjeteve sociale, një komentues shkruante: “Njeriu që pastroi rrugët e Cetinjës nga demonët! Hero, hero! Ju shpëtuat disa jetë sot! Ajo rrugë duhet të mbajë emrin tuaj! Burgu nuk është për ty sepse nuk ke shkelur ligjin, ke mbrojtur veten, ke shpëtuar një numër të madh të fqinjëve, kumbarëve, miqve, kanë jetuar 100 vjet. Neno, i gjithë Mali i Zi është me ju në këto kohë të vështira!”

“Ishte e trishtueshme të thuash diçka, por për ty o burrë, Zoti të ruajt, për ty liria është një urdhër guximi se shpëtove një akt më të keq”- shprehet një tjetër.

“Të bësh të keqen duke u mbrojtur nga e keqja, aty nuk ka krim”- tha një tjetër qytetar.

Rajoni