Bota12 Gusht 2022, 21:52

Masakra në Mal të Zi/ Qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare,  Gjukanoviç shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Mal të Zi/ Qeveria shpall 3 ditë zie

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçu, tha se masakra e ndodhur ditën e sotme në Cetinje ku u vranë 10 persona dhe 6 të tjerë u plagosën është ndër më të rëndat në historinë e malazezëve. Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen reagoi edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili e ka konsideruar atë një tragjedi të paprecedentë që ka prekur gjithë Malin e Zi.

Ai shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, e për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të momente të vështira”, shkruan presidenti në llogarinë e tij në Twitter.

Rajoni #Zie 3 dite mali zi