Bota30 Qershor 2018, 00:26

Masakra në SHBA, vrasësi u mbylli derën gazetarëve që të mos largoheshin

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në SHBA, vrasësi u mbylli derën gazetarëve që

Masakra në SHBA, vrasësi u mbylli derën gazetarëve që të mos largoheshin

Jarrod Ramos, vrasësi i gazetarëve në SHBA, bllokoi daljen e redaksisë që stafi i gazetës të mos largohej, sipas një prokuror që po heton çështjen, raporton BBC.

I akuzuari raportohet se refuzon që të bashkëpunojë për hetimin. Sulmi i djeshëm ndaj gazetës “Capital” në Annapolis të Shteteve të Bashkuara, dyshohet se ishte planifikuar në shtëpinë e të dyshuarit.

38-vjeçari la të vdekur 5 gazetarë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Gjatë gjyqit, ai nuk tha asnjë fjalë, por ndiqte me vëmendje procedurat gjyqësore. 

 

 

 

Bota gazetarët Masakra SHBA