Bota 7 Prill 2022, 20:07

Masakrat në Ukrainë, Moska: Putini nuk ka frikë të përfundojë në gjykatë për krimet e luftës

Shkruar nga Pamfleti
Masakrat në Ukrainë, Moska: Putini nuk ka frikë të

Masakrat në Ukrainë, Moska: Putini nuk ka frikë të përfundojë në gjykatë për krimet e luftës

“Putini nuk ka frikë të përfundojë në gjykatë”- kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ne nuk shohim asnjë mundësi që kjo të ndodhë”– theksoi Peskov, duke shtuar se edhe nëse iniciohet një akt-akuzë për krime lufte, Rusia nuk e njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit la të nënkuptohej se Moskës nuk i intereson “një hetim vërtet i pavarur dhe objektiv për të gjitha krimet”.

Peskov vazhdoi të këmbëngulte se sulmi rus në Ukrainë nuk ishte një luftë, por një “operacion i posaçëm ushtarak” që ishte i nevojshëm sepse, pasi vendi fqinj ishte kthyer në një “qendër anti-ruse” që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë. Po ashtu, zyrtari rus pranoi humbjet kur tha se: “Ne kemi humbje të konsiderueshme të trupave dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne.”

Bota Masakrat në Ukrainë Moska Putini sulmet ruse ne ukraine