Aktualitet 1 Prill 2019, 08:50

Masakrimi i shqiptarit në burg, partia greke: Turp! Vrasja është kthyer normalitet

Shkruar nga Pamfleti

Masakrimi i shqiptarit në burg, partia greke: Turp! Vrasja është kthyer normalitet

Pas publikimit të videos ku u vra në mënyrë makabre shqiptari Albert Bako, ka reaguar menjëherë partia Demokracia e Re.

Zëvendës sekretari i kësaj force, Kostas Karagounis, tha se në pushtetin e SYRIZA është normale që të burgosurit të vriten, duke e cilësuar “Turp”.

“Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin”, tha Karagounis në zhurmën që ka shkaktuar video-shoku nga burgu Koridallos, me të burgosurin e vrarë në këtë burg, më 14 janar të këtij viti.

“Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Korydallos janë tronditëse”, tha më tej Karagounis.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet greeqi partia greke vrasja