Bota 2 Janar 2019, 09:10

Mashkull apo femër/ Gjermani, shënohet në pasaportë gjinia e ndërmjetme

Shkruar nga Pamfleti
Mashkull apo femër/ Gjermani, shënohet në pasaportë gjinia e

Mashkull apo femër/ Gjermani, shënohet në pasaportë gjinia e ndërmjetme

Njerëzit interseksualë në Gjermani, nga 1 janari, mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë.

Parlamenti gjerman e miratoi ligjin në dhjetor, ndërsa ai hyri në fuqi të martën.

Njerëzit me gjini të ndërmjetëm lindin me karakteristika mashkullore dhe femërore që mund të shfaqen në lindje apo edhe më vonë gjatë jetës.

Edhe vende të tjera kanë miratuar ligje në vitet e fundit që ndihmojnë njohjen e njerëzve interseksualë – në mesin e tyre: Austria, Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.7 për qind e popullatës së botës lindin me karakteristika të ndërmjetme, numër ky thuajse i barabartë me ata që lindin me flokë të kuqe.

Bota