Anti-Mafia21 Janar 2023, 08:15

Mashtrimet e mafies së kredive “Meskuti-Ibro”, BSH pezullon licencën e “Micro Credit Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Problemet në këtë institucion financiar e kanë origjinën qysh në muajin korrik 2020, kur pranë subjektit janë evidentuar shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse, për të cilat u iniciua procedura e masave administrative.

Banka e Shqipërisë është kujtuar të marrë masa ndaj mafies së mikrokredive në vend. Janë një numër i madh kompanish që japin para me fajde dhe gërryejnë më pas qytetarët.

“Pamfleti” ka denoncuar me fakte dhejtra herë dhe duket se BSH ka nisur të marrë masa. Kjo e fundit mësohet se ka pezulluar licencën e institucionit financiar jobankë të kredidhënies Micro Credit Albania (MCA), komani pjesë e rrjeti të mafies “Meskuti -Ibro”.

Me anë të një vendimi të marrë nga Guvernatori Gent Sejko në fund të muajit dhjetor, banka qendrore ka vlerësuar se subjekti në fjalë ka vepruar në shkelje të kërkesave rregullatore për një kohë të gjatë, në mënyrë të vetëdijshme dhe duke favorizuar palët e lidhura, më konkretisht institucionin tjetër financiar, Final.

Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016. Megjithëse është i licencuar për të gjitha format e kredidhënies, në fakt aktiviteti i kompanisë ka konsistuar kryesisht në blerjen e kredive të këqija prej institucioneve të tjera financiare dhe mbledhjen e tyre nga debitorët.

Problemet në këtë institucion financiar e kanë origjinën qysh në muajin korrik 2020, kur pranë subjektit janë evidentuar shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse, për të cilat u iniciua procedura e masave administrative. Pasi subjekti u njoftua për fillimin e procedurës së masave administrative, në korrespondenca dhe takime të njëpasnjëshme me Departamentin e Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, ai prezantoi një sërë masash të menjëhershme për korrigjimin e situatës. Duke vlerësuar reagimin e shpejtë të subjektit dhe situatën financiare të tij (subjekti krijoi provigjonet e munguara dhe vijoi të ruante një nivel të kënaqshëm kapitali, në përputhje me licencën e marrë), procedura e masave administrative u ndërpre në 20 prill 2021.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Por, në shtator 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes ka kryer një ekzaminim të pjesshëm pranë subjektit Micro Credit Albania, me objektiv ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna pas ekzaminimit të plotë të kryer në korrik 2020. Nga ky ekzaminim ka rezultuar se rekomandimet e lëna janë realizuar vetëm pjesërisht nga subjekti, ndërsa inspektimi i fundit ka evidentuar shkelje serioze.

Sipas BSH subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve jobanka”. Gjithashtu, Micro Credit Albania nuk i ka klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rreziku, si ç’kërkon e njëjta rregullore. Sipas inspektimit, subjekti nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë paguese të klientëve të përmendur më sipër, por është bazuar në vetdeklarime të paverifikuara.

Një shkelje tjetër serioze është mosreflektimi në kontratat e kredive detyrimin për kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor, sipas ndryshimeve të rregullores “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore”, që hynë në fuqi në fillim të vitit 2022.

Subjekti nuk ka as një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij, në shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Arrestimi i Arben Meskutit

Pak kohë më parë ra në panga Arben Meskutin. Ai është pronar i disa kompanive si FINAL, ZIG dhe ADCA që bashkë me Micro Credit Albania janë satelitë të IuteCredit Albania. Dyshohet se Meskuti po largohej nga Shqipëria me pasaportë false amerikane pas zbulimit të një aktiviteti kriminal në fushën e mikrokredive. Arben Meksuti ka vepruar në bashkëpunim me Olsi Ibron.

Të dy kanë krijuar një rrjet kompanish si Consulting Company, Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max. Aktiviteti synon në mbledhjen e kredive të këqija përmes presionit e zhvatjes.

Sipas denoncimeve që ka bërë “Pamfleti”, në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një nga dosjet penale më voluminoze në historinë e pluralizmit në Shqipëri, ku vetëm lista e të mashtruarve nga mafia ‘STAR’ është me rreth 5 mijë qytetarë. /Pamfleti

Lexo edhe: 

Arrestohet “Sudja” e kredive Arben Meskuti, zhvatje, zhantazhe dhe presion ndaj qytetarëve në bashkëpunim me “IuteCredit”

Noterja e bandës “Meskuti-Ibro”, Ernela Çuberi ka zhdukur 1360 dosje dhe përdori vulat pas heqjes së licencës

Kush e lejoi arratisjen e çiftit mafioz Olsi e Elda Ibro, që zhvatën mbi 130 milionë Euro e pasuri nga qytetarët?

Anti-Mafia #Mafia e kredive ibro