Aktualitet 4 Tetor 2018, 13:47

Mashtrimi 1 milion USD, arrestohet biznesmeni dhe 3 gra në Tiranë, zbulohet skema

Shkruar nga Pamfleti
Mashtrimi 1 milion USD, arrestohet biznesmeni dhe 3 gra në Tiranë,

Mashtrimi 1 milion USD, arrestohet biznesmeni dhe 3 gra në Tiranë, zbulohet skema

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtrimit më vlerë dëmi 1 milion dollarë, duke arrestuar një biznesmen dhe tre bashkëpunëtoret e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, pas një pune intensive, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare.

Ndërsa janë ekzekutuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë si më poshtë: Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k. Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K., 53 vjeçe me detyrë agjente doganore. Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen E. B., 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim. Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

Aktualitet biznesmeni mashtrim policia Tiranë