Bota18 Janar 2023, 15:31

"Mashtroi" me raportet për vendet kandidate, nisin hetimet për Oliver Varhelhyi

Shkruar nga Pamfleti
"Mashtroi" me raportet për vendet kandidate, nisin hetimet

Komisioni Europian ka kërkuar të nisin hetimet për komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelhyi, pasi ka dyshime se ai ka mashtruar me raportet për vendet kandidate.

Sipas një raporti, komisioneri ka ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende kandidate. Aty nuk përmenden emra shtetesh, por duhet theksuar se Varhelyi ka qenë raportues dhe për Shqipërinë.

Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në raportin e miratuar tashmë nga Komiteti i Punëve të Jashtme të BE-së, duke ju referuar raporteve të tij për vitet e shkuara.

Në këtë raport, eurodeputetët bëjnë thirrje gjithashtu për një hetim të nisur nga Komisioni Evropian për të kontrolluar aktivitetet aktuale të komisionerit. Vetë raporti pritet të votohet në Parlamentin Evropian në ditët në vijim.

Deputeti social demokrat holandez në PE Thijs Reuten ka deklaruar se Parlamenti dëshiron të verifikojë nëse  Olivér Várhelyi e kryen punën e tij pavarësisht nga çdo ndikim politik dhe duke marrë parasysh interesat e përgjithshme të BE-së.

Sipas “REL”, janë botuar shumë artikuj dhe qarkullojnë informacione të tjera se, Varhelyi përpiqet të vendosë në plan të dytë pritshmëritë nga aspektet e demokracisë dhe shtetit ligjor kur vlerëson performancën e vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Reuten shton se Varhelyi kujdeset që gjithmonë të thotë diçka ndryshe në publik.

Bota BE hetime varhelhy