alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Mashtronin me “Call Centerat” në Shkodër dhe Tiranë, arrestohen 7 persona, 4 të tjerë në kërkim

01/07/2022, 15:52
ne Kronike
A A

7 persona janë arrestuar nga policia, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kryenin mashtrime me anë të call-centerave.


-Lexo edhe:

Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për prerjen e druve në Fushë-Krujë, arrestohet pas dy ditësh Klodian Keqi

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 29-vjeçarja në Durrës

Policia e shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka finalizuar 2 operacione policore, të koduara “North Forex 2” dhe “North Forex 3”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Nga këto dy operacione bëhet me dije se janë vënë në pranga 7 shtetas dhe 4 të tjerë janë vënë në kërkim, ndërsa 25 shtetas të cilët ishin të punësuar si operatorë janë proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë:A. D., administrator i subjektit call center, dhe S. Ç., I. T. , A. S. dhe M. Sh., drejtues grupi në këtë subjekt. M. Z. dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër call center.

Më tej u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Gjithashtu gjatë aksionit janë sekuestruar 5 pajisje kompjuterike dhe lista me të dhënat e shtetasve që dyshohet se janë mashtruar nga punonjësit e këtyre subjekteve.

Sipas të dhënave nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 subjekteve kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.

Më pas materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Njoftimi i Policisë

Finalizohen me sukses brenda 24 orësh, 2 operacione policore, të koduara “North Forex 2” dhe “North Forex 3”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.
Vihen në pranga 7 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale, në 2 subjekte call center.

Procedohen në gjendje të lirë 25 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këto 2 subjekte.
Sekuestrohen 5 pajisje kompjuterike dhe lista me të dhënat e shtetasve që dyshohet se janë mashtruar nga punonjësit e këtyre subjekteve.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet subjekteve call center, kanë organizuar dhe finalizuar 2 operacione policore, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 2” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., administrator i subjektit call center, dhe S. Ç., I. T., A. S. dhe M. Sh., drejtues grupi në këtë subjekt.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 3” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. Z. dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër call center.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 25 shtetas të tjerë, të cilët ishin punësuar si operatorë në këto 2 subjekte call center.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 subjekteve kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe në koordinim me organet e tjera ligjzbatuese, po vijojnë hetimet, me qëllim verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë kryer personat e përfshire në këtë veprimtari, me qëllim konfiskimin e të gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për prerjen e druve në Fushë-Krujë, arrestohet pas dy ditësh Klodian Keqi
Kronike

Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për prerjen e druve në Fushë-Krujë, arrestohet pas dy ditësh Klodian Keqi

12/08/2022, 9:47
Foto Ilustruese
Kronike

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 29-vjeçarja në Durrës

12/08/2022, 9:00
Kronike

I dënuar me 12 vite burg për lidhje me bandën e Habilajve, arrestohet ish-shefi i policisë në Dhërmi

11/08/2022, 21:23
Kronike

Publikohen imazhet/ Përplasen 5 makinë në Radhimë, 2 persona të plagosur

11/08/2022, 16:47
Kronike

Dhunohet me sende të forta pranë banesës, efektivi në Peshkopi qëllon me armën e shërbimit

11/08/2022, 15:25
Foto Ilustruese
Kronike

Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman

11/08/2022, 13:45
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

FIFA e çon teknologjinë VAR në një tjetër nivel, organi më i lartë i futbollit vjen me një risi absolute në Botërorin e Katarit

FIFA e çon teknologjinë VAR në një tjetër nivel, organi më i lartë i futbollit vjen me një risi absolute në Botërorin e Katarit

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

E vështirë të jetosh me Turqinë, por e pamundur pa të!

E vështirë të jetosh me Turqinë, por e pamundur pa të!

12/08/2022, 11:35
Cërrik, as presje as pik

Ben Blushi: Cërrik, as presje as pikë

12/08/2022, 11:18
Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

12/08/2022, 11:01
Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!

Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!

12/08/2022, 10:53
Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

12/08/2022, 10:49
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

12/08/2022, 10:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In