Aktualitet 3 Shkurt 2023, 10:52

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 persona në Tiranë; në kërkim pronarët e “Call Center-it”

Shkruar nga Pamfleti
Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive,

5 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi mashtronin shtetas të huaj  përmes telefonit,për të investuar në bursa fiktive. Mes të arrestuarve edhe një 70-vjeçar. Po ashtu janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të Call Center, në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gerti Qinami, 50 vjeç, Bajram Hoxha, 28 vjeç, Aldo Margjoni, 36 vjeç, Saimir Lita, 70 vjeç dhe Francesco Cecere, 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualitet Arrestim bursa callcenter