Kronike22 Shtator 2018, 13:53

Maskat terrorizojnë çiftin në Bulqizë, i nxjerrin nga makina nën kërcënimin e armës dhe iu bastisin banesën

Shkruar nga Pamfleti
Maskat terrorizojnë çiftin në Bulqizë, i nxjerrin nga

Maskat kanë terrorizuar një çift në Bulqizë. Nën kërcënimin e armës u kanë vjedhur makinën dhe banesën. Tetë persona janë shoqëruar në policinë e Bulqizës dhe është shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbështetur dhe nga efektiv të D.V.P.Dibër, pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se shtetasi A.M, 50 vjeç, së bashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip benz, tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur.

Kronike Bulqizë Maska Vjedhje