Kronike14 Prill 2022, 17:10

Mat, banorët e zonës gjejnë një minë antitank; përmbante 5 kg tritol brenda

Shkruar nga Pamfleti
Mat, banorët e zonës gjejnë një minë antitank;

Foto Ilustruese

Gjendet një minë antitank në Mat.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se mjeti luftarak është gjetur fillimisht nga banorët e fshatit Baz, të cilët njoftuan policinë.

Forcat e policisë kanë zbarkuar në terren dhe kanë rrethuar zonën. Ndërkaq, dyshohet se brenda minës ka 5 kg tritol.

Mina është gjetur vetëm 10 metra poshtë rrugës nacionale Burrel-Skuraj dhe rreth vendit ku ndodhet ka banesa të shumta që rrezikohen nëse është aktive. Banorët u kanë bërë thirrje autoriteteve të dërgojnë në vend forcat xheniere për neutralizimin dhe largimin e saj.

Kronike Mat mine antitank Tritol