Ja çfarë i ka “pjellë mendja” për tenderët, drejtoreshës së “Maternitetit Mbreterasha Gerladinë” në Tiranë, Eliona Demaliaj, dhe ja se si tenderi, iu dha këtij trafikanti të drogës e prostitucionit, me 435 mijë Euro më tepër se oferta e ulët në garë dhe sa 99.99% e fondit limit, por paçka se u ankimua në Komisionin e Prokurimeve, u certifikua nga kryetari Joanid Myzyri, njohur si “xhuxhi” i Edi Ramës që lejon tenderët, koncesionet dhe ankandet korruptive
Shumë herë, “Pamfleti” ka denoncuar kapjen korruptive që i ka bërë ministres Ogerta Manastirliu, trafikanti i drogës e prostitucionit Lefter Lamaj, i dënuar me burg në Itali dhe ekstraduar nga Shqipëria në muajin dhjetor 2017.
Nëpërmjet firmës “Devis Shpk”, që tashmë administrohet prej gruas së tij, ky bos trafiqesh ndërkombëtare është futur masivisht në tenderët e pastrimit, lavanderisë, pajisjeve të fjetjes e ushqimit në spitale, tenderë që i jepen pa garë dhe me oferta të larta mbi koston reale.
Për t’i dhënë tenderin 1.9 milionë Euro trafikantit Lefter Lamaj, drejtoreshës së maternitetit, Eliona Demaliaj, i ka “pjellë mendja” një marifet qesharak, dukshëm pazar korruptiv, patjetër i urdhëruar nga ministresha Ogerta Manastirliu që e ka të preferuar trafikantin Lamaj.
Në garën për këtë tender, ishin firma “Devis” e trafikantit Lefter Lamaj me ofertë 199 milionë, 596 mijë e 600 lekë pa TVSH; firma “SANITARY CLEANING” me ofertë 156 milionë e 147 mijë lekë pa TVSH dhe firma “W.CENTER” e krushkut të trafikantit, me ofertë “Zero lekë”.
Firma me ofertë 435 mijë Euro më të ulët, u skualifikua, mbasi sipas shtojcës “7”, bërë 1 javë para datës së tenderit, kjo firmë nuk kishte paraqitur dokument “Dëshmi Penaliteti”, gjë të cilën komisioni i maternitetit, thotë se nuk kishte mundësi ta verifikonte, por dhe për shkakun, se duhej të kishte 1 punëtor ngarkim-shkarkimi më tepër.
Ndërsa sipas njoftimit zyrtar, firma “Devis shpk” u shpall fituese me “Dëshmi Penaliteti” të rregullt, megjithëse pronari i saj Lefter Lamaj është i dënuar me burg në Itali, si trafikant ndërkombëtar droge e prostitucioni dhe ligji e ndalon të aplikojë në tendera.
E jo vetëm kaq, por oferta fituese e trafikantit Lamaj ishte 435 mijë Euro më tepër, se oferta më e ulët dhe u ankimua në Komisionin e Prokurimeve, por u certifikua nga kryetari Joanid Myzyri, i njohur si “xhuxhi” i Edi Ramës që lejon tenderët, koncesionet dhe ankandet korruptive.
Absurde është heshtja e SPAK, paçka se e di që ligjërisht, kjo firmë nuk duhet të pranohet në tendera, por futet me urdhër të Ramës e ministres Manastirliu, për shkak se trafikanti Lefter Lamaj është në ortakëri ilegale me ish-ministrin Ilir Beqja./Pamfleti