Kulture13 Maj 2022, 21:59

Mazhoranca i hap rrugë skandalit me Butrintin, Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen

Shkruar nga Pamfleti
Mazhoranca i hap rrugë skandalit me Butrintin, Komisioni i Ligjeve miraton

Mazhoranca nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap pas sa i takon aferës me Butrintin. Edhe pse ka pasur shumë kritika për marrëveshjen në fjalë, deputetët votojnë në rresht njëri pas tjetrit. Sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se për Butrintin nuk ka asnjë marrëveshje sekrete, nuk po jepet me koncesion dhe nuk ka asnjë tjetërsim të pasurisë kombëtare.

“Marrëveshja për Menaxhimin e Butrintit nuk është një koncesion, nuk ka në themel të funksionimit të tij fitimin, por është një fondacion jo fitimprurës pra ka si qëllim të vetin mirëmenaxhimin e aseteve të parkut kombëtar të Butrintit, që është një pasuri botërore”, theksoi Margariti.

Por ndryshe nga sa deklaron ministrja, shumë ekspertë dhe faktet tregojnë se nuk ka pasur asnjë konsultim me specialistë dhe në Butrint do ndërtohen bare e hotele.

Kulture Butrinti Margariti