Kulture10 Maj 2022, 16:21

Mazhoranca nxiton të “privatizojë” Butrintin, deputetët votojnë në rresht marrëveshjen

Shkruar nga Pamfleti
Mazhoranca nxiton të “privatizojë” Butrintin,

Mazhoranca po nxiton të miratojë me urgjencë marrëveshjen për “privatizimin” e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Pas Komisionit të Ekonomisë edhe Komisioni i Jashtëm ka dhënë votën pro marrëveshjes me Fondin Shqiptaro Amerikan. Edhe pse opozita e kundërshtoi, me 11 vota pro, socialistë kaluan draftin.

Deputeti i opozitës, Vangjel Dule akuzoi qeverinë se përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave ka vënë dorë në hapësirën e parkut të Butrintit.

“Kemi edhe një vendim të KM që një pjesë e sipërfaqes së ish-parkut kombëtar të Butrintit, pronë e manastirit ortodoks të Shën Gjergjit, është dhënë për ndërtimin e një resorti, që mban edhe emrin Manastir. Ju keni venë dorë me vendimet e KM në mënyrën më abuzive dhe skandaloze në hapësirën e parkut të Butrintit”, tha Dule.

Ndaj tij reagoi ministrja Elva Margariti. Ndërkohë ajo që bie në sy është se shumë prej pikëpyetjeve të ngritur anë kontratë nuk kanë marrë ende përgjigje. “Manastiri është jashtë zonave të mbrojtura dhe nuk është pjesë e Butrintit, parkut, por për informacion, parku i Butrintit ka një shtrirje më të gjerë se prona që është e njohur si pasuri botërore e UNESCO. Për atë që pyetët, është përtej zonës”, tha ministrja.

Për deputetin Pandeli Majko, ky projekt do ta shndërrojë Butrintin në një brand ndërkombëtar, por rishikimi i kufijve pas miratimit të planit të menaxhimit sjell ngatërresa.

“Ajo që ngatërrohet është se kjo marrëveshje nuk bëhet për të gjithë parkun ekzistues. Nëse do të hapni VKM e vitit 2002  e ndan në disa zona, dhe flet për zonën A3 dhe s’ka të bëjë me asnjë lloj ndërtim hotelerie. Fondacioni amerikano-shqiptar është tek aktorët që i kemi besuar çështjen e kartave të identitetit. Fondacioni i Butrintit kishte një rol për mbrojtjen dhe tani flasim për menaxhimin, dhe flasim për atë që quhet A3. Pasi qeveria bëri planin  e menaxhimit, në janar të vitit 2022 ju keni ndërruar kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit, që nuk ka të bëjë fare në marrëveshje, keni bërë ndryshim kufijsh të C3. Ky menaxhim i ri do e kthejë Butrintin në Brand ndërkombëtar. Dyshime se mos fondacioni na bën diçka atje janë të tepërta”, tha ai.

Kulture Butrinti komision Vota