PSG-ja e ka mbyllur kampionatin me një fitore bindëse 5-0 të arritur kundër Metz në javën e 38 të Ligue 1.
Siç e tregon edhe rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për kampionët e Francës, që e kanë festuar rinovimin e Mbape me një paraqitje spektakolre.
Protagonisti i sfidës ishte pikërisht sulmuesi francez, i cili realizoi tre nga pesë golat për skuadrën e tij. Nejmar realizoi pokerin në minutën e 50 dhe Di Maria, i cili do të largohet nga PSG pas këtij sezoni, fiksoi shifrat në 5-0 në minutën e 67.
Një humbje e hidhur për ekipin mik, që sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit francez.
MESSI’S SHOT HITS THE POST AGAIN 💀💀💀💀💀💀
DI MARIA REBOUND GOAL pic.twitter.com/WfxjhkoE7x— Ziad is back in pain (@Ziad_EJ) May 21, 2022