Sport 7 Qershor 2018, 11:26

Mbaron “dashuria” dhe respekti, Gjoka i kthehet Ademit

Shkruar nga Pamfleti
Mbaron “dashuria” dhe respekti, Gjoka i kthehet Ademit

Kryebashkiakja dhe presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi, foli gjatë për ekipin kuqeblu në një dalje publike. Ajo shfajësoi veten dhe u hodhi fajin trajnerit Ernest Gjoka dhe futbollistëve. “Bashkia nuk mund të luante në fushë, përgjegjës janë stafi teknik dhe drejtuesve”. 

Trajneri Ernest Gjoka reagoi në lidhje me këto deklarata dhe iu përgjigj deklaratave të presdentes. 

Gjoka i përgjigjet kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi:“ Çdo njeri ka mendimet e veta dhe thotë ato gjëra siç i mendon. Për mua nuk ka asnjë problem. Çdo njeri bën punën e vet.

Ne nuk e bëmë punën tonë, ndërsa ajo bën punën e vet. Për mua nuk ka asnjë problem se çfarë deklaron. Unë nuk merrem me kryebashkiaken, pasi edhe Ademi ka të drejtën e vet që të flasë”,- përgjigjet Gjoka me ironi.

Sport Ernest Gjoka Vllaznia Voltana Ademi