Aktualitet17 Prill 2018, 21:20

Mbërrin në Shqipëri Federica Mogherini, takon Metën, Ramën dhe opozitën

Shkruar nga Pamfleti
Mbërrin në Shqipëri Federica Mogherini, takon Metën,

Mbërrin në Shqipëri Federica Mogherini, takon Metën, Ramën dhe opozitën

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka mbërritur sonte në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill.

 

Sipas protokollit zyrtar, të mërkurën, më 18 prill, ajo do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30. 

 

Pas takimit me kreun e shtetit, përfaqësuesja e lartë e BE-së  do të takohet në orën 10:15 me Kryeministrin Edi Rama.

 

Me Edi Ramën, Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:15-11:45 në Kryeministri.

 

Takimet e saj do të vijojnë më pas me përfaqësuesit e opozitës në 12:00, me delegacionin e BE-së.

Sot Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave Shqipërisë për anëtarësimin në

Bashkimin Evropian.

Aktualitet Axhenda zyrtare Federica Mogherini Komisioni Europiani Shqipëria