Bota30 Mars 2022, 17:07

Mbështeti regjimin, sirianët i kthejnë favorin Putinit; Moska rekruton 16 mijë luftëtarë nga Lindja e Mesme

Shkruar nga Pamfleti
Mbështeti regjimin, sirianët i kthejnë favorin Putinit; Moska

fatos baxhaku

Rusia ka rekrutuar 16 mijë ushtarë nga Lindja e Mesme, kryesisht të ardhur nga Siria. Mësohet se, ushtarëve i ofrohen deri në 5 mijë paundë, për të luftuar në vijën e parë të frontit luftarak në Ukrainë.

Lajmi ka vërshuar gjithandej në rrjetet sociale, ndërsa persona u kërkojnë qytetarëve në Siri t’iu bashkohen trupave ruse.

Një rekrutues i tha BBC-së: “Rekrutimi në Ukrainë është tamam si ne rekrutuam në Libi; ka përfaqësues në rajone. Ju keni të drejtë të ndryshoni vendimin tuaj pasi të aplikoni. Askush nuk do t’ju detyrojë të shkoni.”

Ekonomia e Sirisë, tashmë e shkatërruar nga lufta civile, dhe po përballet me një rritje të çmimit të produkteve thelbësore për jetesën siç është gruri; pjesa më e madhe e të cilit vjen nga Ukraina dhe Rusia. Kjo është ajo që e ka bërë ofertën ruse të duket edhe më joshëse.

Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile të vendit dhe lajmet shtetërore ruse pretendojnë se ushtarët sirianë duan të kthejnë favorin.

Bota #lufta në Ukrainë Putin regjim Siri