Me një mesazh në Twitter, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ai shkruan se ka ndarë me ambasadoren planin e PD për një Shqipëri më të mirë dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë me SHBA.
Mesazhi në Twitter i Lulzim Bashës:
Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit,.