Bota 9 Shkurt 2022, 18:33

Mbi 19 mijë infektime me Covid në Greqi, 87 viktima në 24 orët e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Mbi 19 mijë infektime me Covid në Greqi, 87 viktima në 24

Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka bërë publikë shifrat e koronavirusit. Gjatë 24 orëve janë identifikuar 19, 618 raste të reja me COVID.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 2, 109, 999 nga të cilët 49, 7 % e tyre janë burra.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 87 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë regjistruar 24, 410 vdekje, ku 95, 1 % e tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.

Sakaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 515.

Rajoni Bilanci në Greqi