Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka miratuar mbrëmjen e sotme një rezolutë të tretë që i bën thirrje Rusisë të “ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet” në objektet bërthamore të Ukrainës.
Mediet e huaja raportojnë se 24 vende votuan pro rezolutës, 2 kundër, 7 abstenime dhe dy vende munguan në votim. Frika është rritur për vendet bërthamore të Ukrainës që kur shpërtheu lufta me Rusinë në shkurt.
Sulmet kanë rënë pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – disa herë, me Rusinë dhe Ukrainën që fajësojnë njëra-tjetrën. Zaporizhzhia ka qenë nën kontrollin e Moskës për disa muaj, megjithëse vazhdon të drejtohet nga punonjës ukrainas.