Politike11 Janar 2023, 13:13

Mbipopullimi në burgje, ministri Manja: Në 2023 do propozojmë amnisti penale!

Shkruar nga Pamfleti
Mbipopullimi në burgje, ministri Manja: Në 2023 do propozojmë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka theksuar ditën e sotme se numri i të paraburgosurve e tejkalon numrin e të dënuarëve.

Ai theksoi se gjatë vitit 2023 do i propozojnë Parlamentit miratimin e një amnistie penale.

“Në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve. Sa i përket paraburgimit ne kemi një mbipopullim. Pse vjen kjo? Mbipopullimi ka shumë faktorë, por lidhet edhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor.

Drejtësia është pushtet i pavarur, por sa i takon sistemit të hetimit dhe ndjekjes penale, në të gjitha rekomandimet tona ne kemi pjesë të rekomandimeve që Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë do duhet të aplikojë gjithë alternativat e dënimit.

Për vitin 2023 nuk mund ta them saktësisht kohën, në objektivat tona është që t’i propozojmë Parlamentit shqiptar miratimin e një amnistie penale. Kohën nuk mund ta them por është obkjektivi ynë.”, tha ministri.

Politike #Mbipopullimi në burgje amnisti penale manja