Aktualitet14 Nëntor 2022, 10:18

Mbledhja e dy qeverive, firmosen 21 marrëveshje mes Tiranës dhe Shkupit; Rama kërkon mbështetje financiare nga BE

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e dy qeverive, firmosen 21 marrëveshje mes Tiranës dhe

Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase kanë firmosur sot 21 marrëveshje mes tyre. Sot u mbajt në Shkup një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, ku u ra dakord për të bashkëpunuar në shumë fusha.

Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim në fushën e sigurisë, turizmit, tregtisë, si edhe bashkëpunim ne fushën e energjisë elektrike.

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi doli për 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 shteteve, ku veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do të lidhet me Portin e Durrësit. Kjo sipas Grubit, është tregues i marrëdhënies vëllazërore mes shteteve.

Propozoj disa pika shtesë për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar, formimin e komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, çështjet ligjore dhe ato me interes të përbashkët. Kjo ka të bëjë me lidhjen e autostradave tona me korridorin tetë. Kemi miratuar ligjin në kuvend dhe jemi në pritje të firmosjes së kontratës në mes të dhjetorit me shpresë se do të bëhet një vendkalim tjetër që do të ulë koston me dhjetëra miliona euro të ndërtimit të autostradës”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish para nga Bashkimi Europian. Ndonëse pak ditë më parë shefja e KE tha se do të jepen 80 milionë ero për krizën energjitike, Rama ka kërkuar që Ballkani të përfshihet te skema për uljen e inflacionit. Deklarata e tij u bë gjatë mbledhjes së përbashkët qeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Duke kërkuar nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në përpjekjen e organizuar për t’ë përballur goditjen e madhe të rritjes së çmimeve por edhe inflacionit. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë mundësi të shohim përtej kësaj faze, të vështirë të zymtë, por jo të pambarimtë. S’kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar”, tha ai.

Më tej Rama mbështeti Ballkanin e Hapur. Sipas tij ai nuk e rivalizon aspak procesin e Berlinit.

Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe njëkohësisht për të projektuar një të ardhme e cila të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësirë shumë më e madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjeve të bëra në kuadër të Ballkanit të Hapur ashtu sikundër kemi vazhduar të jemi dhe do të vazhdojmë të jemi mbështetës të palëkundur edhe të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shikojmë të dyja bashkë këto nisma si pjesë të njëra-tjetrës dhe në asnjë mënyrë si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha ai.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup tha se marrëveshjet dhe memorandumet që do të nënshkruhen sot do të rrisin bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë kohë krize.

Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat.

 Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”, deklaroi ai.

Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave. Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkërisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë. Me anëtarësimin në BE do sigurojnë jetë cilësore. Sot RMV dallohet si model i suksesshëm për të ndërtuat ura me fqinjët, Europën dhe botën”, tha ai.

Marrëveshjet e nënshkruara

Kryesore Maqedonia e Veriut mbledhja e dy qeverive Rama

Aktualitet

·

13 Nëntor 2022, 10:1110:11Aktualitet