Politike 5 Maj 2022, 18:08

Mbledhja e grupit parlamentar, Salianji ‘përplaset’ me Alibeajn: Shoh përpjekje për të ndarë PD-në!

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e grupit parlamentar, Salianji ‘përplaset’ me

Mbledhja e grupit parlamentar, Salianji 'përplaset' me Alibeajn: Shoh përpjekje për të ndarë PD-në!

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Mësohet se, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj është përfshirë në një debat të ashpër me deputetin Ervin Salianji sa iu përket zhvillimeve të brendshme në Partinë Demokratike.

Salianji deklaroi se po sheh përpjekje për të ndarë partinë, duke kërkuar që mbledhja të shtyhet për një moment të dytë kur pjesë e saj të jenë të gjitha palët.

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur te jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet te diskutohet ne kryesi grupi dhe ne grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore kanë nevoje absolute per ne”- tha Salianji, duke shtuar se: “Duhet të ulemi me Kryesine e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njeri-tjetrin.”

Politike Alibeaj PD salianji