Politike 5 Maj 2022, 13:10

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Rithemelimi sulmon Alibeajn: Deputetët t’a injorojnë, do të zgjedhë Presidentin e Ra

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Rithemelimi sulmon Alibeajn:

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo në një konferencë shtypi ka reaguar pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në orën 17:00 mbledhje të grupit parlamentar për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas Garos, Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh më për kryetar të grupit Alibeajn, por si deputet të thjeshtë.

“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj.”, tha Garo.

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit thotë se kjo është tradhti për demokratët.

“Me urdhër të Edi Ramës, Basha dhe Alibeaj shuan akoma pa u mbledhur Komisionin Hetimor parlamentar për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Qëndrimi i PD për Presidentin është i qartë. PD angazhohet vetëm nëse mazhoranca pranon kandidatin e  propozuar nga PD. Është akt i paligjshëm mbledhja e grupit parlamentar. Rithemelimi u bën thirrje deputetëve të PD që të mos bien pre e lojërave me fasadë opozitë. Thirrja e mbledhjes përbehet vetëm nga kryesia e grupit.” tha Garo.

Politike #Rithemelimi #PD #Alibeaj