Bota 2 Tetor 2022, 22:58

Mbledhja e parë e Komuniteti Politik të Evropës propozuar nga Macron, Charles Michel ju dërgon ftesat anëtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shpërndarë ftesat për anëtarët e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet më 6 tetor rreth orës 13:00 në Pragë.

Ky Komunitet u propozuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe në takimin e 6 tetorit do të përfshihen të gjithë vendet që gjenden gjeografikisht në Evropë, përfshirë Shqipërinë edhe Kosovën.

Si temë fokusi në takimin e parë të këtij Komuniteti, do të jetë lufta në Ukrainë dhe pasojat me të cilat po përballet Evropa si rezultat i konfliktit.

Me pasojat dramatike të luftës së Rusisë që prek vendet evropiane në shumë fronte, ne ramë dakord të hapnim Komunitetin Politik Evropian me synimin për të bashkuar vendet në kontinentin evropian dhe për të ofruar një platformë për koordinimin politik. Ambicia është të bashkojë liderët në baza të barabarta dhe të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, në mënyrë që, së bashku, të punojmë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës në tërësi”, thuhet në letër.

Gjithashtu në letër thuhej se do të diskutohen edhe tema si paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia, klima, migrimi dhe lëvizshmëria.

Bota #Komuniteti evropian #Michel Macron