Politike14 Qershor 2022, 16:48

Mbledhja e PD, Çupi: Reforma territoriale ka dështuar, asistencë nga 2 ekspertë për hartimin e një drafti konkret

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e PD, Çupi: Reforma territoriale ka dështuar,

Partia Demokratike ka vendosur të marrë dy ekspertë, me qëllim hartimin e një drafti konkret sa i takon reformës territoriale. Momentalisht është mbledhur grupi parlamentar dhe po diskutohet mbi hapat që do të ndiqen.

Dhurata Çupi deklaroi se do ketë fillimisht një fazë konsultimi.

Ne dje jemi mbledhur anëtarët e komisionit që përfaqësojmë PD. Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngjiten. Faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik. Sot ka një reformë të dështuar sa i takon atyre çfarë u premtua në 2014.

Një reformë që premtoi shumë, por sot jemi para realitetit që reforma ka dështuar. Ekspertet janë Agron Haxhimalin dhe Roland Bejko”, tha ajo.

Ndërkohë deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar gjatë mbledhjes se krahas interest qytetar, opozita duhet të fokusohet edhe në interesin elektoral përsa i përket reformës territoriale.

Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive”, tha ai.

Politike PD Reforma territoriale