
Sali Berisha
Ditën e sotme për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po zhvillon një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.
Përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit, ku nuk i ndali as sot sulmet ndaj kundërshtarit Edi Rama.
Berisha pasi u njoh me ekspozitën, ai kërkoi që të ketë edhe një stendë që sipas tij të vendosen politikanët anti-kombëtar, ku në krye vendosi Edi Ramën.
“Duhej edhe një stendë e zezë për të vendosur personalitetet anti-kombëtar, si Enver Hoxha dhe Edi Rama, si vëllaut të Vuçiçit që thotë ky për të tallur kosovarët. Historinë tani duhet ta shohim sikur është.”, tha ai.