Sport24 Prill 2018, 11:43

Mbledhja/ Vllaznia ka humbur busullën, Voltana Ademi pretendon se është “Ylli Polar”

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja/ Vllaznia ka humbur busullën, Voltana Ademi pretendon se është “Ylli Polar”

Një skuadër ka nevojë për cilësi grupi, motivim nga trajneri dhe padfyshim një staf teknik të aftë që nis me përgatitësit atletik dhe deri tek trajneri kryesor që vendos skuadrën në fushë dhe ndjek një strategji tekniko-taktike në shërbim të rezultateve. Por te Vllaznia e Shkodrës këta elementë nuk kanë nevojë për staf, ato i bën kryebashkiakja Voltana Ademi. E cuditshme por e vërtetë. Pasi skuadra ka rënë në batak, ftohet kryebashjkiakj atë mbajë ligjëratë me lojtarët, a thua se Vllaznia pas këtij ligjërimi do të madr hov për të marrë rezultatet e duhura për të mbijetuar në Superiore.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kështu, kuqeblutë kanë pësuar dy disfata radhazi, që e kanë ndërlikuar së tepërmi objektivin mbijetesë. I gjithë ambienti shkodran dhe drejtuesit e klubit kërkojnë një reagim të fortë nga skuadra dhe për këtë arsye u zhvillua një mbeldhje me dyer të mbyllura në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”.

Kryetarja e bashkisë, që është njëkohësisht edhe presidente e klubit, Voltana Ademi, anëtarë të këshillit bashkiak, figura të njohura të futbollit shkodran diskutuan për 2 orë me skuadrën dhe stafin teknik për të kuptuar se çfarë nuk po funksionon dhe si mund të dilet nga kjo gjendje jo e mirë. Në përfundim të mbledhjes, administratori Astrit Gjyrezi u shpreh për mediat se qëllimi kryesor i takimit ishte mbështetja për skuadrën dhe marrja e përgjegjësive.

Pas sfidës ndaj Luftëtarit u ngritën edhe dyshime për të ardhmen e trajnerit Gjoka. Në lidhje me këtë pikëpyetje Gjyrezi ishte i qartë duke konfirmuar teknikun aktual, teksa theksoi se nuk ka asnjë penalizim për ekipin.  Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e parafundit me të njëjtën kuotë pikësh me Teutën, por ndeshjet direkte favorizojnë durrsakët. Të shtunën kuqeblutë do të përballen me Laçin në Shkodër. Ndoshta kjo ndeshje është mundësia e fundit për të lënë shijen e humbur të një jave më parë dhe ekipi të kalojë ngërcin psikologjik. /Pamfleti Sport

Sport