Politike 5 Maj 2022, 17:10

“Mbledhjet e grupit, përpjekje për protagonizëm”/ Salianji: Ka një tentativë për ta ndarë PD-në në dy pjesë!

Shkruar nga Pamfleti
“Mbledhjet e grupit, përpjekje për protagonizëm”/

"6 Dhjetori, protestë kundër qeverisë"/ Salianji përplaset me Pëllumbin: Shprehje e mosdakordësisë për takimin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Pavarësisht kritikave për një palë apo tjetrën, deputeti Ervin Salianji i është bashkuar mbledhjes së grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Përmes një prononcimi për mediet në nisje të takimit, Salianji ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk është logjike për të diskutuar për nisjen e negociatave me PS për presidentin e ri, në momentin kur demokratët nuk ulen dot të bisedojnë me njeri-tjetrin.

Sipas Salianjit, ka një pjesë që përpiqen të ndajnë Partinë Demokratike në dy pjesë.

“Ka një përpjekje për ta ndarë PD në dytë pjesë. Nuk hyj në ata deputetë që PD të ndahet. Personalisht kam bërë përpjekje për të folur me Rithemelimin dhe Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët.

Është e pamundur që të mos diskutojmë. Mbledhjet e grupit janë kthyer në përpjekje për protagonizëm personal, duke mos i lënë fokusin e duhur zgjidhjes së problemeve”, tha Salianji.

Politike mbledhja e grupit te PD-së salianji