Politike 7 Tetor 2022, 14:31

Mblidhet bordi i ERE/ Tabaku: Mos lejoni të nëpërkëmben kompetencat tuaja, nuk justifikohet rritja e çmimit të energjisë!

Shkruar nga Pamfleti
Mblidhet bordi i ERE/ Tabaku: Mos lejoni të nëpërkëmben

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka folur para mbledhjes së sotme të ERE-s për shtyrjen e vendimit të rritjes së çmimit të energjisë për kalimin e fashës 800kËh në muaj.

Tabaku deklaroi se nuk ka arsye që çmimi i energjisë të bëhet më i larti në rajon, ndërsa i bëri thirrje ERE-s që të veprojë sipas funksionit të saj kushtetues dhe në interes të qytetarëve.

Sakaq, ajo tha se “qeveria ka fonde për të mos rritur çmimin” dhe mund të mos e kthejë këtë krizë nga një krizë korrupsioni në krizë të buxhetit familjar.

“Unë kam qenë në komunikim me ju dhe me përfaqësues të bordit të ERE-s, dhe ju kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument ekonomik që të justifikojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Nuk ka asnjë argument, nga ana e qeverisë për rritjen e këtij çmimi e më pas tërheqjen. Unë u ndjeva keq kur ministrja doli dhe i nëpërkëmbi rezultatet e këtij bordi. Qeveria shqiptare ju propozon ndërsa juve miratoni. Sot bordi do marrë një vendi për shtyrjen e vendimit me një muaj. Kërkesa ime qëndron e njëjtë, nuk ka nevojë për rritjen 4 herë të çmimit të energjisë. Nuk ka nevojë që shtresa e mesme të behet shtresa më e tarifuar në Shqipëri për energjinë. Argumentet që dhashë 2 javë më parë janë ato që ERE po përdor sot për të shtyrë vendimin me 1 muaj. ERE duhet të ushtrojë funksionin e saj kushtetues dhe të mbrojë interesin e qytetarëve. Nuk ka arsye që çmimi i energjisë të bëhet më i larti në rajon. Informacionet tregojnë që qeveria i ka fondet që mos ta kthejë këtë krizë nga një krizë korrupsioni në krizë të buxhetit familjar”, tha Tabaku me anë të një video-mesazhi në Facebook.

Politike ERE tabaku