Aktualitet31 Maj 2018, 10:15

Mblidhet KKP/ Llalla ‘në arrati’, prokurë në turqisht: E kam të pamundur të paraqitem

Shkruar nga Pamfleti
Mblidhet KKP/ Llalla ‘në arrati’, prokurë në

Ka nisur seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin.

E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time. Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.

Gjatë seancës së parë, Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.

Aktualitet Mblidhet KKP/ Llalla 'në arrati' prokurë në turqisht: E kam të pamundur të paraqitem