Politike 8 Shkurt 2023, 10:38

Mblidhet Komisioni i Etikës/ PS kërkon përjashtimin e 8 deputetëve të PD, Boçi: Duan t'i mbyllin gojën opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Votimit dhe Etikës, ku do diskutohet kërkesa e 7 deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare.

Sipas socialistëve, deputetët e PD kanë penguar zhvillimet në Kuvend.

Mbledhja që nisi në orën 10:00 të pranishëm janë 6 deputetë të PD, për të cilët është kërkuar përjashtimi.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi pohoi se Kuvendi dhe ky komision po tenton që t’i mbyllë gojën opozitës.

“Nuk e kuptoj se pse keni frikë nga fjala e lirë? Pse ju pretendoni se kjo mbledhje është e rregullt? Kjo mbledhje ka rënë, pasi në kohën kur dorëzohet kërkesa, ky komision e ka detyrim ligjor që të mblidhet brenda 48 orëve.

Është joetike kjo gjë, ndaj duhet të zbatoni rregulloren. Për praninë e medias dhe për afatet. Ju nuk mund të vini këtu dhe të silleni si pronë dhe zgjatim i Kuvendit të kapur. Jeni në shkelje të dy neneve të rregullores. Etikë është respektim i ligjeve të shkruara. Ju doni të na mbyllni gojën. Këtu për shkelje të etikës duhet të ishte kryeparlamentarja popullore. Duket qartas se është urdhër politik. Doni të dënoni 8 deputetë se nuk ju pëlqejnë akuzat e vërteta të dala me fakte në mediat ndërkombëtare. “, tha Boçi.


smile

Politike #Mblidhet Komisioni i Etikës PS kërkon përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD