
Mblidhet sot Kuvendi, çështjet që do të “ndezin” debate të forta
Sot në orën 10 pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.
Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar rendi i ditës ku ndër pikat e programit të sotëm është kërkesa e deputetëve të opozitës “Për ngritjen e komisionit hetimor” Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e Gent Cakaj me “certifikatë të sigurisë” dhe zbatimi i ligjit për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument në cilësinë e tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Një tjetër pikë e nxehtë në rendin e ditës së sotme do të jetë edhe Dekreti i Presidentit të Republikës “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”
Ditën e sotme pritet që opozita të jetë pjesë e seancës plenare.