Kulture10 Shkurt 2023, 22:52

Mbrëmja e katërt e Sanremos rikthen emrat e mëdhenj të muzikës italiane, i ftuar edhe violonçelisti shqiptar Iljard Shaba

Shkruar nga Pamfleti
Mbrëmja e katërt e Sanremos rikthen emrat e mëdhenj të

Mbrëmja e katërt e Sanremos ka rikthyer në skenën e Ariston emra shumë të njohur të muzikës italiane. Mbrëmja filloi me emocionin rock të Elodie dhe Big Mama, ndërsa jo pak emocione dhuroi edhe këngëtari i njohur Peppino Di Capri, i cili u nderua edhe me Çmimi e Karrierës. Këngëtari Eros Ramazzotti risolli hitin “Adesso tu”.

Po ashtu në skenë u ngjitën edhe disa nga artistët e edicioneve të fundit të Festivalit, nga Ema e Elisa, Noemi e Sangiovanni. Të ftuar ishin edhe emra të mirënjohur ndërkombëtarë, mes të cilëve spikati edhe emri i violonçelisti shqiptar Iljard Shaba.

Iljard Shaba është zgjedhur nga Anna Oxa, po ashtu me origjinë shqiptare, për të performuar në këtë natë të duetit. Shaba është një emër jo pak i njohur për publikun e gjerë, teksa famën e tij ia detyron karrierës së si violonçelist profesionist të ndërmarrë që në moshë të re. Stili i tij është unik dhe i veçantë, duke filluar nga muzika xhaz, latine dhe klasike, pa e përçmuar popin.

Kulture Iljard Shaba Sanremo